Publikime
Mbledhja e informacionit, përgatitja e fletëpalosjeve, posterave, lastrave, njoftimeve, etj. janë pjesë e punës tonë me komunitetin. Ne përpiqemi që këto materiale të jenë sa më specifike sipas lagjeve, për të qenë më afër problemeve të çdo komuniteti, duke i pasqyruar ato edhe në posterat apo fletëpalosjet e ndryshme. Këto materiale ju shpërndahen banorëve në lagje. Për mbledhjen e informacionit, bërjen e fotografive apo filmimeve të ndryshme, angazhohen vetë të rinjtë të cilët i njohin edhe më mirë shqetësimet dhe problemet e lagjeve.

